Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Presidenca i është përgjigjur interesit të Report Tv lidhur me rrezikun nga situata në Lindjen e Mesme. Presidenca thotë se po ndjek të gjitha zhvillimet dhe se është në kontakt të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen. Reagimi Presidenti i Republikës po ndjek në vijimësi me vëmendje të shtuar zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen. Kreu i Shtetit ka kërkuar informacion dhe është informuar në mënyrë të vazhdueshme mbi masat e marra nga institucionet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes. Presidenti i Republikës ka udhëzuar angazhim dhe përkushtim të institucioneve, me fokus të veçantë te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme...