Tensionet e para në protestën e PD! I riu hedh pllaka guri drejt kryeministrisë, tjetri ngacmon me duar policin

Tensionet e para në protestën e PD! I riu hedh pllaka guri drejt kryeministrisë, tjetri ngacmon me duar policin

PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Teksa protetsa kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike ka nisur, protestuesit duket se po bëhen gati për përballjen me efektivët. Një prej tyre është parë përballë kordonit të Policisë, duke ngacmuar me duar kaskën e një prej efektivëve. Ky i fundit ka ruajtur kontrollin duke mos regaur ndaj protestuesit. Ndërkohë një protestues i ri ka hedhur disa pllaka guri drejt kryeministrisë. Ai shihet i afruar në gardhin e vendosur nga Policia e Shtetit me disa të rinj të tjerë. Një prej tyre ka qenë duke përplasur gardhet metalike përpara kryeministrisë dhe duke debatuar me efektivët e policisë.