Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

rotesta e sotme ka sjellë tensione mes policisë dhe protestuesve. Shkak është bërë gardhi metalik i vendosur te “Ura e Lanës”, në kuadër të masave të marra nga policia për ndeshjen me Izraelin në stadiumin Air Albania Stadium, e cila zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00. Protestuesit kanë arritur të thyejnë kordonin metalik dhe atë të policisë, duke u afruar te Kryeministria, ndërsa nga ana e uniformave blu është përdorur ujë për t’i penguar.