Tensione në Kuvend/ Bardhi-Ramës në Kuvend: Pse nuk je në Davos si Vjosa Osmani?
Debatet në Kuvendi i Shqipërisë u tensionuan sërish këtë të martë, me procedurën e ndjekur për të ashtuquajturin Bord i Paqes në qendër të diskutimeve dhe, në veçanti, me mungesën e firmës së Kryeministrit në dokumentacionin e paraqitur për ratifikim. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ngriti pikëpyetje se përse në dosjen e dorëzuar Kuvendit mungon firma e Kryeministrit, çka e bën të pakuptimtë dhe juridikisht të diskutueshme nisjen e procedurës së ratifikimit parlamentar. “Pyetja është shumë e thjeshtë, a e ka nënshkruar Kryeministri marrëveshjen, sepse Kuvendi hyn në procedurë miratimi vetëm pasi marrëveshja të jetë nënshkruar”, theksoi Bardhi, duke shtuar se në dokumentacionin zyrtar nuk rezulton një firmë e tillë. Ai vuri në dukje se marrëveshja është nënshkruar në Davos nga...
Burimi:
ntv.al