Tension brenda PS/ Spiropali i përgjigjet Ballës: Taulant, thirre grupin pa vonesë…
Taulant Balla u shpreh sot në konferencë se do të marrë një vendim në konsultim me grupin parlamentar në lidhje me mungesën e Elisa Spiropalit në seancën për Belinda Ballukun “Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha Balla i pyetur nga gazetarët. Ndërkohë në një reagim në Facebook, Spiropali i është përgjigjur Ballës, duke i kërkuar mbledhjen të grupit për një diskutim të plotë, nëse e gjykon si çështje që ka nevojë për konsultim. “Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë. Vendimmarrja...
Burimi:
ntv.al