Televizioni rumun: Edi Rama pëson krizë nervore live, sulmoi gazetaren tonë vetëm pse i bëri pyetje

Televizioni rumun: Edi Rama pëson krizë nervore live, sulmoi gazetaren tonë vetëm pse i bëri pyetje

Televizioni rumun, PRO TV, publikoi një kronikë në lidhje me reagimin e çmendur të Edi Ramës ndaj korrespondentes së këtij televizioni. Kur kjo e fundit i bëri një pyetje Edi Ramës gjatë një konference për shtyp, Edi Rama u shfazua plotësisht dhe e sulmoi atë me fyerje. Televizioni rumun raporton se Edi Rama pësoi një krizë nervore live në TV. Më poshtë pjesë nga raportimi i televizionit rumun për këtë sulm të rëndë të Edi Ramës ndaj gazetares. Revolta është shndërruar në një protestë të drejtpërdrejtë kundër Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit thonë se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të korrupsionit. Kur gazetarja e ProTV, Camelia Donțu, e cila ndodhej në Shqipëri, i kërkoi sqarime shtesë në lidhje me statusin e projekteve, kryeministri...