Tela: Gjykata Kushtetuese është kthyer si ato komitetet ekzekutive, duhet vendimi që do marrin

Tela: Gjykata Kushtetuese është kthyer si ato komitetet ekzekutive, duhet vendimi që do marrin

Gazetari Andi Tela i ftuar në një studio televizive, ka analizuar situatën në të cilën është futur mazhoranca e Edi Ramës me imunitetin e Ballukut dhe Gjykatën Kushtetuese që e shtyn vendimin, gjoja se kërkon kohë. Sipas Telës, kjo gjykatë është kthyer si komitetet ekzekutive të kohës së diktaturës, që dihej se çfarë vendimi do të merrnin në lidhje me qeverinë. ‘Domethënë në këtë pikë doja të ngulja këmbë. Ne kemi qenë nga data 16 dhjetor që merremi, neni, kushtetuta, Gjykata Kushtetuese, mbledhja u shty, nuk u shty, do bëhet sot, do bëhet nesër, pritet kushtetuta. Domethënë gjithë kjo hamulli e madhe, për një gjë fare të thjeshtë. Këtu nuk ka vullnet politik për të dorëzuar Belinda Ballukun te drejtësia. Nëse deri para datës 16...