‘Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar’, Marta Kos kritika: Reformat duhet të thellohen
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar si një arritje të mirë mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj në Konferencën e IX Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel, Kos vlerësoi përputhjen e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme të BE-së dhe përmbushjen e piketave për sundimin e ligjit. Ajo theksoi se reformat thelbësore duhet të thellohen më tej dhe se e gjithë kjo rrugë duhet bërë në mënyrë transparente. “Sot mbyllëm tre kapitujt e parë me Shqipërinë. Është një super arritje. Tre përfunduan, kanë mbetur edhe 30 të tjerë. Këto janë fusha ku Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Praktikisht, Shqipëria ka qenë në përputhje të plotë me politikat e jashtme të BE-së prej shumë...
Burimi:
sot.com.al