“Të rinjtë shqiptarë mund të paguhen më mirë pa emigruar”, Rama: Grante deri në 90 mijë € përmes ‘Startup’

“Të rinjtë shqiptarë mund të paguhen më mirë pa emigruar”, Rama: Grante deri në 90 mijë € përmes ‘Startup’

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një takim me vajza dhe djem të talentuar, fitues të programit të startup-eve për vitin 2025 dhe aplikantë për vitin 2026 në programin Startup Albania. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se teknologjia sot i ka dhënë mundësinë njeriut të realizojë të paimagjinueshmen. Rama: Kënaqësi të ishim këtu dhe të shihnim se çfarë keni bërë dhe ky takim vlen që edhe të tjetër të shohin se çfarë bëjmë së bashku. Duke besuar tek forca mbinatyrale e teknologjisë sot e cila i jep mundësinë njeriut të realizojë të paimagjinueshmen. Ne sot mund ta themi lirisht atë që deri jo shumë kohë më parë ishte për të qeshur, se cilido apo cilado ndër më të rinjtë në Shqipëri mund të...