“Të papranueshme dhe të dëmshme”, AGSH reagon ashpër ndaj kreut të PD: Berisha nuk duhet të intimidojë…

“Të papranueshme dhe të dëmshme”, AGSH reagon ashpër ndaj kreut të PD: Berisha nuk duhet të intimidojë…

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj mediave, gazetarëve dhe pronarëve të mediave. Në një reagim zyrtar, AGSH thekson se etiketimet si “mafia e fjalës së lirë”, “pronarë mafiozë mediash” apo “vrasës të të vërtetave” janë të papranueshme dhe dëmtojnë klimën e lirisë së shtypit në vend. Sipas asociacionit, kritika ndaj medias është legjitime në një shoqëri demokratike, por nuk duhet të kthehet në sulm të përgjithësuar, gjuhë linçuese apo intimidim ndaj gazetarëve dhe redaksive. AGSH nënvizon se politikanët, sidomos ata në pozita të larta, kanë përgjegjësi të shtuar për të shmangur deklarata që nxisin armiqësi dhe presion ndaj medias. Deklarata e AGSH: Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon...