‘Të harruar nga qeveria’/ Tregtarët romë të Gjirokastrës përballen me varfëri, mbijetojnë me 300-400 lekë në ditë

‘Të harruar nga qeveria’/ Tregtarët romë të Gjirokastrës përballen me varfëri, mbijetojnë me 300-400 lekë në ditë

Një treg i veçantë, ku tregtarët romë shesin sende të përdorura, ka mbajtur gjallëri në qytetin historik të Gjirokastrës për dy dekada. Nga rrugët qendrore, sheshet dhe rrugicat e vogla, tregu ka gjetur strehë të përkohshme në një zallishte në lagjen periferike Gërhot, duke vazhduar të jetë një mundësi e rëndësishme për blerësit lokalë dhe jo vetëm. Banorët dhe vizitorët e tregut theksojnë se artikujt me çmim të ulët janë arsyeja kryesore për të vizituar tregun, duke e bërë atë një alternativë të domosdoshme për ata që nuk mund të përballojnë blerjet në dyqane apo produkte të reja. Tregëtarët romë rrëfejnë për vështirësitë e vitit të fundit, ku lëvizja dhe blerjet kanë rënë ndjeshëm. Ata thonë se fitimet ditore variojnë nga 300 deri në 400...