‘Të gjithë një’/ Nesër, 18 maj, studentët shqiptarë në Shkup në protestë për provimin në gjuhën shqipe
Studentët shqiptarë në Shkup kanë njoftuar një protestë të re, e cila do të mbahet nesër, më 18 maj, duke nisur në orën 16:30 në Urën e Gurit. Protesta organizohet me kërkesën kryesore që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, duke garantuar drejtësi dhe përfshirje të barabartë në proceset profesionale dhe institucionale. Tubimi zhvillohet nën moton: “Bashkohuni me studentët, të gjithë një”, dhe organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve. Në njoftimin e tyre, studentët theksojnë rëndësinë e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në arsimin e lartë dhe në institucione, duke apeluar: “Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”.
Burimi:
syri.net