“Të fortët e lagjes ju i keni patronazhistë”/ Boçi: Nuk kanë nevojë për patentë, se ju i keni dhënë kartabiankë politike

“Të fortët e lagjes ju i keni patronazhistë”/ Boçi: Nuk kanë nevojë për patentë, se ju i keni dhënë kartabiankë politike

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u ndal te aksidenti tragjik në Durrës një ditë më parë, ku humbën jetën dy të mitur. Ai iu përgjigj deklaratës së Taulant Ballës, sa i përket ‘të fortëve të lagjes’, ku kreu i Grupit të PS tha se u duhet hequr patenta, me Boçin që tha se ‘të fortët e lagjes kanë marrë kartabiankë nga PS’. “Ju deputet të mazhorancës kam bindje që ndjeni dhimbje për atë që ka ndodhur dhe ne këtu jemi solidar me familjet e atyre fëmijëve që kanë humbur jetën. Nuk pajtohem me retorikën cinike që ju transmetoni këtu, që faji për ngjarjen qëndron në dy gabime. Gabimi i parë ligjor që ne nuk kemi ashpërsuar dënimet në Kodin Penal për ata që kryejnë aksidente...