Takimi me Denidas, Rama: Mik i çmuar, udhëtim të mbarë dhe të sigurt për në shtëpi
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh të shkurtër në profilin e tij në Facebook, pas takimit në Tiranë me ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias. “Një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, për të vijuar më pas me një fjali në greqisht: “Faleminderit shumë, i dashur Niko. Udhëtim të mbarë dhe të sigurt për në shtëpi”. Dendias është takuar fillimisht me homologun e tij shqiptar Ermal Nufi, para takimit kokë më kokë me kreun e qeverisë Rama. Vizita e Dendias në Tiranë shënon rikthimin e palëve në bisedime për ndarjen e kufirit detar. Që prej rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e marrëveshjes së firmosur nga qeveria Berisha në Tiranë, çdo përpjekje tjetër e qeverive të kryeministrit...
Burimi:
opinion.al