Takimet në Uashington/ Mediu: Kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni e bën të pamundur garantimin e zgjedhjeve

Takimet në Uashington/ Mediu: Kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni e bën të pamundur garantimin e zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një vizite zyrtare në Uashington, ka zhvilluar një sërë takimesh të nivelit të lartë me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Mbrojtjes dhe kongresmenë amerikanë, ku ka paraqitur shqetësimet e opozitës për situatën politike në vend. Në qendër të diskutimeve ka qenë gjendja e rënduar e krimit të organizuar, korrupsionit dhe pamundësia për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa ka propozuar si zgjidhje të vetme ngritjen e një qeverie teknike. Në takimet e zhvilluara, përfshirë ato me asistent sekretarin e shtetit, Brendan Hennehan, Mediu tha gjatë një interviste në Syri tv me moderatorin Arnold Kariqi, se ka diskutuar mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe Ballkan, rolin e NATO-s dhe sigurinë rajonale. Një ndër pikat...