Takimet në terren/ Balliu nga Astiri me qytetarët zbulon detaje për protestën e 10 shkurtit

Takimet në terren/ Balliu nga Astiri me qytetarët zbulon detaje për protestën e 10 shkurtit

Deputeti Klevis Balliu, njëherazi drejtues i organizimit në Partinë Demokratike, ka zhvilluar një takim me qytetarë të zonës së Astirit, ku ka ndarë detaje lidhur me protestën e radhës të opozitës, që do të mbahet më 10 shkurt. Gjatë fjalës së tij, Balliu u shpreh se kjo protestë do të përbëjë një përballje frontale me qeverinë, duke lënë të kuptohet qartë një përshkallëzim të aksionit opozitar në mbrojtje të zgjedhjeve të lira, demokracisë dhe interesit qytetar.