Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar aksionin e Ervin Salianjit, i cili ka zhvilluar disa takime me demokratë anembanë Shqipërisë. Në ‘Ditari i Pasdites’ në A2 CNN, Tabaku u shpreh se më shumë sesa një përplasje, aksioni i Salianjit i duket më shumë një përplasje idesh me kupolën e PD-së. Megjithatë Tabaku tha se nuk ishte dakord me mënyrën sesi Salianji kishte zgjedhur që ta zhvillonte aksionin e tij politik, pasi sipas saj, do të ishte mirë që diskutimet të bëheshin brenda forumeve të PD-së. Ajo gjithashtu doli kundër disa funksionarëve të PD-së që kanë kërkuar përjashtimin e Salianjit nga partia, teksa tha se tani është koha për bashkim dhe jo për përçarje. “S’më duket më shumë një përplasje, sesa një përplasje idesh....