Tabaku për raportin e AFET: Shqipëria në udhëkryq, integrimi kërkon zgjedhje të lira dhe institucione të forta
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas miratimit të raportit për Shqipërinë në Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Europian (AFET), duke e cilësuar atë si një “pasqyrë reale” të situatës në vend dhe një moment reflektimi për rrugën europiane. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku falënderoi drejtuesit e këtij procesi, përfshirë David McAllister, raporterin Andreas Schieder dhe bashkëraporterin Andrey Kovatchev, për analizën e thelluar mbi zhvillimet në Shqipëri. Sipas Tabakut, raporti thekson qartë se rruga europiane e vendit kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke vendosur në qendër nevojën për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe mbi të gjitha për vullnet politik real që garanton standardet demokratike. Një tjetër element kyç, sipas saj, është funksionimi i institucioneve....
Burimi:
vizionplus.tv