SYRI TV/ Dita 4 e protestave për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës: Koha jote ka perënduar

SYRI TV/ Dita 4 e protestave për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës: Koha jote ka perënduar

Qytetarët kanë protestuar sërish sot, me thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe të qeverisë socialiste. Në ditën e katërt të protestave në Tiranë janë regjistruar disa përplasje me policinë, por nuk janë shënuar incidente të rënda. Në tubimin e mbajtur para selisë së Kryeministrisë, qytetarët kanë akuzuar Edi Ramën për përfshirje në afera korruptive dhe kanë kërkuar largimin e tij. Protesta janë zhvilluar edhe në Vlorë dhe Durrës. Me thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, për ditën e katërt rradhazi qytetarët kanë vazhduar protestën për çështjen e Zvërnecit. Ata janë mbledhur fillimisht në Sheshin Skënderbej, nga ku nisën marshimin e tyre, por janë përballur me gardhin metalik të vendosur nga policia në zonën e Ura e Lanës. Pas disa përplasjeve me policinë, protestuesit...