SYRI TV/ Bamir Topi dëshmon në gjyqin për ‘Partizanin’: Procedura nën konsultim me ekspertë të NATO-s
Privatizimi i ish-klubit sportiv “Partizani” ka qenë një procedurë e ligjshme dhe nën asistimin e vazhdueshëm të ekspertëve më të njohur të NATO-s, deklaroi këtë të hënë para togave të zeza, në cilësinë e dëshmitarit, ish-presidenti Bamir Topi. Ai mohoi kategorikisht që për privatizimin e pronës të ketë pasur ndërhyrje apo presion nga Sali Berisha apo Jamarbër Malltezi. Topi sqaroi se koha e këtyre procedurave përkonte me procesin e anëtarësimit në NATO dhe bëhej fjalë për një ambicie madhore për vendin. Edhe ish-drejtori i Administrimit dhe Shitjes së Pronave në Ministrinë e Financave, Urim Muja, i qëndroi me insistim pretendimit të tij, duke e konsideruar procedurën e privatizimit si diçka totalisht normale dhe brenda çdo kuadri ligjor. Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dëshmoi këtë të...
Burimi:
syri.net