SYRI TV/ Agron Tare kërcënon gazetarin e Syri TV: Mos filmo se do e shohim më pas
Ish-drejtori i Belinda Ballukut, Agron Tare, njëherësh vëllai i ish-futbollistit Igli Tare, është paraqitur sot në SPAK. Pas 35 minutash në organin e akuzës, Tare ka refuzuar të sqarojë pozitat e tij, por ka kaluar në ofendime dhe kërcënime ndaj gazetarit të Syri TV, Fatjon Gjinaj. Tare kërcënoi gazetarin përse po e filmonte, në vend që të sqaronte dyshimet e ngritura së fundmi se ai dhe i vëllai rezultojnë të përfshirë në hetimet pasurore të ish-zv.kryeministres. Agron Tare, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Belinda Ballukut dhe vëllai i futbollistit të njohur Igli Tare, është paraqitur sot në SPAK. Tare ka qëndruar për rreth 35 minuta në institucionin e akuzës, nga ku më pas është larguar, teksa në dorë mbante një shkresë. Përballja me...
Burimi:
syri.net