Sulmi me molotov ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës, Gonxhja: Brenda ndodheshin 12 artistë, shumica të huaj

Sulmi me molotov ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës, Gonxhja: Brenda ndodheshin 12 artistë, shumica të huaj

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar pas sulmit me molotv që u bë nga protestuesit e PD mbrëmjen e sotme ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Gonxhja sqaron se ish-vila e diktatorit është shndërruar në një godinë në funksion të artistëve të huaj. Ai e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë dhe të papranueshëm, duke theksuar se në momentin e sulmit brenda godinës ndodheshin 12 artistë, shumica prej tyre të huaj. Sipas tij, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa autoritetet janë duke informuar dhe qetësuar familjarët e tyre. Reagimi i Gonxhes: Është absolutisht revoltuese të shohësh se si verbëria politike e një opozite të dëshpëruar nuk ndalet para asgjëje, duke lëshuar...