Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend
I ngarkuari me punë i Shqipërisë në Katar, Ermal Kaleci, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me RTSH 24, bëri të ditur masat që po merren për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë pas sulmeve raketore në vend. Kaleci deklaroi se janë rreth 100 shtetas shqiptarë të cilët janë bashkuar në grupin e Whatsappit të hapur për informacionet më të fundit nga autoritetet e Katarit dhe udhëzimet përkatëse. “Siç kemi informuar dhe Ministria e Punëve të Jashtme, që nga 28 shkurt Katari u ngrit me alarm. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në faqen tonë të Facebook-ut kemi bërë njoftimet e para sipas udhëzimeve të Ministrisë së Jashtme të Katarit. Më pas kemi hapur një grup WhatsApp me shqiptarët në Katar ku kemi informuar mbi...
Burimi:
javanews.al