Strukturohet grupi kriminal, dy anëtarë të çetës “Balluku” bien në rrjetën e SPAK, Klevis Jahaj dhe Ergys Verdho…
Shtrëngimi i lakut nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka kaluar në një fazë vendimtare. Ajo që nisi si një hetim administrativ mbi tenderët dhe koncesionet, tashmë po shndërrohet në një dosje gjithëpërfshirëse me dyshime për një grup të strukturuar kriminal. Në qendër të orbitës së hetimeve janë vendosur bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe mbështetësit kryesorë të saj në administratë, ndërkohë që ndaj ish-ministres janë shtuar së fundmi akuzat për korrupsion e pastrim parash, pas zbulimit dhe sekuestrimit të një vile në Dhërmi, e cila dyshohet të jetë përfituar në këmbim të favorizimeve në prokurime publike. Elementi më thelbësor që e bën këtë dosje të “hekurt” dhe e shndërron në një kurth të pashmangshëm për të...
Burimi:
sot.com.al