“Starmer na solli shiun, unë ju solla diellin nga Tirana”/ Rama batuta me kryeministrin estonez: Ejani në Shqipëri edhe në dimër, aty s’ka simpati për Putinin
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Talin të Estonisë, me kryeministrin e vendit, Kristen Michal. Në konferencën e përbashkët, Rama nuk i kurseu batutat, duke thënë se ai solli diellin nga Tirana, ndërsa shtoi se ka admirim për mënyrën se si jetohet në Estoni, duke e quajtur si një “laborator të së ardhmes”. “Së pari më lejoni që të saktësoj pak gjërat. Kur erdhët në Tiranë, ishte ditë me shi. Ishte gjithmonë ngrohtë, por ishte ditë me shi, sepse Keir Starmer e solli nga Londra. Sot është ditë me diell në Talin, sepse e solla nga Tirana. Më së fundmi më lejohet të vizitoj këtë qytet që gjithmonë e kam imagjinuar si një laborator të së ardhmes. Dua thjesht t’u them qytetarëve estonezë që...
Burimi:
top-channel.tv