Spiropali sfidon Ramën: Algoritmet, haluçinacionet, fletë-rrufetë…s’më frigojnë
Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, ka reaguar pas sulmeve të ditëve të fundit në rrjetet sociale, të dirigjuara nga Rama, i cili e sulmoi vetë në mbledhjen e zgjeruar me deputetët dhe ministrat për shkak të qëndrimeve të saj kundër qëndrimeve politike të kryeministrit. Spiropali ka thumbuar Ramën dhe ushtrinë e tij të patronazhistëve përmes një postimi në FaceBook, ku ka publikuar një mesazh me tone ironike dhe një poezi të poetes së njohur Anna Ahmatova. Spiropali shigjeton deputetët, përfaqësuesit e PS në Shkodër dhe kritikëve të të tjerë të ndërsye duke shkruar: “Kur t'ju merren mënd' e t'ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës”. Më tej, ajo kujtoi...
Burimi:
syri.net