Spiropali me Kongresmenin Self, iniciues i projektligjit për Luginën e Preshevës: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme u prit në Kongresin Amerikan nga Kongresmeni Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën dhe iniciues i “Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës”. Ky projektligj kërkon monitorimin dhe raportimin nga Departamenti i Shtetit Amerikan mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Gjatë takimit, Spiropali theksoi se nisma e Kongresmenit Self, përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e problemeve serioze me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe adresimin e tyre institucional. “Shqipëria mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, në bashkëpunim me aleatët tanë”, deklaroi Spiropali. Vizita e Spiropalit në Uashington do të vijojë me takimet në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në disa...
Burimi:
top-channel.tv