Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka përmbyllur vizitën e saj zyrtare në Athinë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Spiropali bën me dije se është takuar një ditë më parë me ekspertë, akademikë dhe Ambasadorë në Fondacionin Helenik për Politikat e Jashtme dhe Europiane në Athinë, ku ka biseduar për zgjerimin e BE-së dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor. Spiropali theksoi se për Shqipërinë, zgjerimi nuk është një ushtrim burokratik, por një mekanizëm zhvillimor dhe mbrojtës që forcon thellësinë strategjike të Europës. “Bisedë përmbajtësore në Fondacionin Helenik për Politikat e Jashtme dhe Europiane në Athinë, me ekspertë, akademikë dhe Ambasadorë mbi momentumin e procesit të zgjerimit të BE, si një instrument i fuqishëm gjeopolitik për ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe kohezionit...