Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi, lexoni…
Deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kritikave, sulmeve dhe asaj që ajo e përshkruan si “monitorim digjital e operacional” dhe “kontroll algoritmik” të Kryeministrit Rama. Në postimin e saj në Facebook, Spiropali i drejtohet ndjekësve me një thirrje për të mos u ndikuar nga “sulmet banale”, “konspiracionet halucinante” dhe “gjuha e shthurur”, duke sjellë një fragment nga poezia e Anna Ahmatovës. Postimi i Spiropalit: Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889. Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon, Me ta një kullë e hijshme...
Burimi:
opinion.al