“Spiropali? Bën sikur ka shqetësime të mëdha ideologjike brenda PS”/ Debatet në grupin e maxhorancës, Grida Duma: Braçe e di kush është vija e kuqe

“Spiropali? Bën sikur ka shqetësime të mëdha ideologjike brenda PS”/ Debatet në grupin e maxhorancës, Grida Duma: Braçe e di kush është vija e kuqe

Autorja dhe moderatorja e Top Story, Grida Duma ka komentuar gjatë një interviste në “Breaking” në Top News, debatin brenda socialistëve, pas kritikave të shprehura publikisht, por edhe në mbledhjet pa media nga Elisa Spiropali dhe Erion Braçe. E pyetur për kritikat e Spiropalit, Duma thotë se ish-ministrja bën sikur ka shqetësime ideologjike brenda socialistëve. “Asgjë s’po ndodh në PS, përveç asaj që Edi Rama do që ne të besojmë se po ndodh ndonjë gjë. Nuk ka ndodhi në PS, sepse çdo ndodhi fillon dhe mbaron me fuqinë që ke në dorë. Ata që prodhojnë ngjarje, janë ata që kanë administratë të madhe të ndërtuar nga vetë ata. Ky nuk është rasti Spiropali. Rasti Spiropali është i shkëputur nga grupi, është i shkëputur nga mjetet...