“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, avokati Idajet Beqiri ka ngritur akuza të forta ndaj institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se disa nga çështjet kryesore që lidhen me këtë ngjarje nuk janë hetuar siç duhet. I ftuar në emisionin Real Story në ABC News, Beqiri deklaroi se për Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) më i rëndësishëm duhej të ishte hetimi i trafikut të armëve që, sipas tij, u zhvillua në Gërdec, por që nuk është hetuar as nga prokuroria e re dhe as nga ajo e vjetër. Ai shtoi gjithashtu se SPAK nuk ka hetuar siç duhet as rrethanat e vdekjes së biznesmenit Kosta Trebicka, duke vënë në pikëpyetje versionin zyrtar të aksidentit automobilistik dhe duke e cilësuar të dënueshme...