SPAK po kthehet në instrument të Edi Ramës, ligji i propozuar nga Manja ofertë e mazhorancës për t’i vënë nën…

SPAK po kthehet në instrument të Edi Ramës, ligji i propozuar nga Manja ofertë e mazhorancës për t’i vënë nën…

Struktura e re e drejtësisë në Shqipëri po përballet me goditjen më të rëndë të besueshmërisë, pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) po kthehet hapur në një instrument politik në duart e kryeministrit Edi Rama. Ky organ kushtetues deri tani i ka shërbyer verbërisht pushtetit, duke goditur dhe arrestuar pothuajse ekskluzivisht vetëm kundërshtarët e tij politikë apo ata që nuk i duheshin më në qeverisje, si Ilir Meta, Erion Veliaj, Sali Berisha dhe Arben Ahmetaj, etj. Pasi ndryshoi akuzat e rënda për korrupsion dhe pastrim parash ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, SPAK ka bllokuar dërgimin e kërkesës për arrestim në Parlament vetëm pas urdhrave të prerë të kryeministrit. Mësohet se menjëherë pas ngritjes së akuzave zyrtare u bë gati mandati i parë i arrestit për numrin dy...