SPAK mbyll hetimet/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash…

SPAK mbyll hetimet/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ahmetaj është marrë zyrtarisht i pandehur për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”. Ndërkohë, akuza zyrtare u është komunikuar edhe bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha, si dhe ish-bashkëshortes Albina Mançka.