SPAK kërkon arrestimin, Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut

SPAK kërkon arrestimin, Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut

Të enjten e 12 marsit do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë seanca plenare, ku do të trajtohen disa çështje me rëndësi, mes tyre edhe imuniteti i Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj. Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenare dhe njoftimeve përkatëse, menjëherë do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Heqja e imunitetit të Ballukut kërkon një shumicë të thjeshtë votash (71 vota) në Kuvend. Pas fjalës që pritet të mbajë Balluku në Kuvend, do të paraqiten raportet nga opozita dhe mazhoranca dhe më pas do të votohet. Po ashtu në Kuvend gjatë ditës së enjte pritet të shqyrtohen edhe disa projektvendime të tjera, si ai “‘Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit’, i...