SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet grupi i PS! Ulsi Manja prezanton raportin

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet grupi i PS! Ulsi Manja prezanton raportin

Në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e grupit të PS, ku pritet të shpallet edhe vendimi i socialistëve për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Në mbledhje do të mbajë fjalën kryesocialisti Edi Rama. Hartimi i raportit të 5 anëtarëve të PS në Këshillin e Mandateve i është besuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjës. Taulant Balla ka porositur që të jenë të pranishëm të gjithë deputetët, ndërsa nuk do të mungojë as Balluku. Pavarësisht se janë rezervuar për të shprehur publikisht qëndrimin, socialistët kanë lënë të kuptohet se me largimin e saj nga detyra, nuk ka arsye pse të jepet autorizimi për arrestim. Këtë pozicion ka mbajtur edhe kryeministri Edi Rama në mbledhjen me grupin parlamentar dhe ministrat, kur...