SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha
Ditë më parë ambasadat gjermane, britanike dhe holandeze nxituan të kritikojnë maxhorancën për mosdorëzimin e imunitetit të Belinda Ballukut. Kjo sepse në një demokraci funksionale, kërkesa e drejtësisë për të hetuar zyrtarët duhet të trajtohet pa hezitim dhe pa kalkulime politike. Refuzimi për të bashkëpunuar me drejtësinë është gjithmonë një sinjal alarmi për shëndetin e shtetit ligjor. Por, problemi shqiptar nuk qëndron vetëm te qeverisja e Edi Ramës. Në fakt, reduktimi i krizës politike shqiptare në një çështje të vetme – autoritarizmin e Ramës – është një thjeshtim i rrezikshëm. Edi Rama është një kryeministër shumë i kritikuar. Për më tepër, qeverisja e tij ka prodhuar mjaft episode që ushqejnë perceptimin e një stili gjithnjë e më vertikal dhe dominues të pushtetit. Për më keq,...
Burimi:
javanews.al