Spahiu: Nëse Berisha rizgjidhet kryetar i PD, Rama fiton thellë në zgjedhjet e vitit 2029

Spahiu: Nëse Berisha rizgjidhet kryetar i PD, Rama fiton thellë në zgjedhjet e vitit 2029

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur dje në një media se nëse Sali Berisha do të rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 majit, atëherë kryeministri Edi Rama do të korrë fitore të thellë në zgjedhjet e vitit 2029. Spahiu tha se zgjedhjet që do të zhvillohen për kreun e PD-së janë të rëndësishme, pasi sipas tij, aty do të vendoset nëse në vitin 2029 do të ketë rotacion politik apo jo. “Zgjedhjet për kryetar të PD-së sot janë shumë të rëndësishme, sepse prej zgjedhjes së kryetarit të opozitës varen zgjedhjet parlamentare të vitit 2029. Dhe pyetja 1 milionë sot është që zgjedhja e Berishës kryetar sjell rotacionin e parë politik në 2029-ën, apo i garanton mandatin e pestë Edi Ramës. Sigurisht që për...