Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se në të gjithë botën demokratike zgjedhje për kryetar partie bëhen brenda partisë që humb zgjedhjet dhe jo brenda asaj që fiton. Komentet Spahiu i bëri në një lidhje për emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku u diskutua rreth ‘zgjedhjeve’ të 23 majit për kryetarin e PD-së, ku në garë është vetëm Sali Berisha. Spahiu theksoi se partia që fiton zgjedhjet nuk ka nevojë të bëjë garë për të zgjedhur kryetarin. Kjo pasi sipas tij, kryetari i partisë fituese ka marrë votëbesimin popullor në zgjedhjet parlamentare dhe nuk ka nevojë të hyjë në garë brenda partisë. “Ka një dallim mes garave në PS dhe PD. Në PD nuk ka pasur kurrë garë. Berisha ka emëruar persona,...
Burimi:
javanews.al