Sot seancë plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet (RENDI I DITËS)
Mbahet sot seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, që pritet të nisë në orën 10:00. Në rend të ditës është parashikuar interpelancë me kryeministrin Rama e kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës. Gjithashtu interpelancë është kërkuar edhe me ministrin e infrastrukturës Enea Karakaçi. RENDI I DITËS Në mbështetje të urdhrit nr. 30, datë 5.5.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.5.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit) 2.Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit) 3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të...
Burimi:
syri.net