Smart City dhe Agjenda 2030, projekti i kontrollit total, Alfred Cako tregon pazaret e fshehta: Rama, arabët dhe…

Smart City dhe Agjenda 2030, projekti i kontrollit total, Alfred Cako tregon pazaret e fshehta: Rama, arabët dhe…

Në fillim të vitit 2026 është krijuar në Shqipëri një degë e kompanisë arabe Presight AI Ltd, e cila do të zbatojë projektin kontrovers të Smart City, vlera e të cilit është rreth 140 milionë dollarë. Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe synon të realizojë gjithë kërkesat e kontratës, përfshirë furnizimin me pajisje harduerike dhe softuerike, instalim, mbështetje dhe mirëmbajtje të sistemit që do të vendosë mijëra kamera në qytetet më të mëdha të vendit për monitorim dhe siguri. Por sipas konspiracionistit dhe teoricienit të njohur, Alfred Cako, përdorimi i këtij sistemi në Shqipëri fsheh mistere të mëdha.  Me futjen e softuerëve dhe harduerëve të teknologjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat janë izraelite, projekti sipas Cakos synon të kontrollojë territorin...