Skandali/ PS mbron Ballën pas gjuhës seksiste ndaj deputetes së PD, kërkon përjashtimin e dy demokratëve që reaguan

Skandali/ PS mbron Ballën pas gjuhës seksiste ndaj deputetes së PD, kërkon përjashtimin e dy demokratëve që reaguan

Skandalet e Partisë Socialiste  nuk kanë të ndalur.  Në vend që të mbanin qëndrim ndaj Taulant Ballës pas fyerjes dhe gjuhës seksiste me të cilin iu drejtua deputetes Albana Vokshi në Kuvend depozituan në kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Dy deputetët të cilët pas komentit mizogjen të Ballës  bllokuan foltoren e Kuvendit, dhe larguan Taulant Ballën nga salla, duke sjellë edhe ndërprerje të seancës. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk u distancua nga akti mizogjen i kryetarit të tyre, Taulant Balla por i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Në kërkesën zyrtare...