Skandali me ‘Tigrat 1 dhe 2’ në Vlorë/ Ferrunaj: Grabitqarët që po zhvatin 70 milionë euro, Balluku, Verdho e Elezi, përgjegjës
Ambientalisti Lavdosh Ferunaj ka vijuar me denoncimet ndaj TEC-eve në Vlorë, të ashtuquajturit ‘Tigrat 1 dhe 2, të cilët prej vitesh ndodhen tashmë në qytet, megjithëse "flenë gjumë". Pavarëisht se hasën në gardhin e Policisë, e cila nuk i lejoi të futeshin brenda aktivistët marshuan kundër TEC-eve që sipas tyre po rëndojnë buxhetin dhe taksapaguesit shqiptarë. Në fjalën e tij, Ferrunaj tha se ‘Tigrat 1 dhe 2’ janë grabitqarët që po zhvatin 70 milionë euro, në një kohë kur këto miliona euro mund të ishin një shpëtim për sistemin shëndetësor duke u investuar në spitale, apo mund të përdoreshin për t'u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, siç janë pensionistët. Në vend të këtyre investimeve jetike, paratë duket se po avullojnë në një skemë që...
Burimi:
syri.net