Skandali me hidrovoret/ Deputetja Luku: Jashtë funksionit, pasojë e mungesës së investimeve dhe keqqeverisjes

Skandali me hidrovoret/ Deputetja Luku: Jashtë funksionit, pasojë e mungesës së investimeve dhe keqqeverisjes

Situata e përmbytjeve në disa zona të Durrësit ka ardhur si pasojë e drejtpërdrejtë e mosfunksionimit të infrastrukturës kyçe, duke lënë qindra familje të bllokuara nën pushtetin e ujit. Shkaku kryesor i katastrofës është nxjerrja jashtë funksionit e pompës kryesore të Hidrovorit të Hamallajt, një problem i cili, sipas denoncimeve, ishte paralajmëruar më herët, por ishte injoruar. Në terren, situata paraqitet dramatike. Fshatrat Hamallaj, Sektor, Perlat, Rrushkull, Vadardhë, Sukth, si dhe lagjet 4, 5 dhe 6, janë tërësisht të përmbytura. Përmes një denoncimi në Syri Tv në edicionin e orës 19 nën moderimin e Armela Ferkos, deputetja e PD për qarkun e Durrësit, Manjola Luku shprehet se banorët janë të izoluar në shtëpitë e tyre, me vështirësi për të siguruar edhe nevojat më bazike. Luku...