Skandal në Onkologjik/ Gazetari Osman Stafa denoncon: Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve
Një denoncim i fortë ka ardhur sot nga gazetari Osman Stafa, lidhur me situatën shqetësuese tek Onkologjiku, ku pacientë që ndjekin trajtimin me kimioterapi janë përballur me dyer të mbyllura dhe mungesë totale informacioni. Sipas tij, pacientët që janë paraqitur në spital në datat e përcaktuara për trajtim nuk kanë mundur të marrin shërbimin jetik për shkak të ditëve të pushimit, duke rrezikuar seriozisht vazhdimësinë e protokolleve mjekësore. Denoncimi ngre shqetësimin se ndërprerja e shërbimeve për disa ditë radhazi, për shkak të pushimeve, ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për pacientët, të cilët nuk janë njoftuar paraprakisht. Denoncimi i gazetarit Osman Stafa Çfarë ndodh sot me pacientët e Onkologjikut? Pacienti paraqitet në spital për të kryer kimioterapinë sipas datës së përcaktuar dhe gjen derën e spitalit...
Burimi:
syri.net