“S’ka reforma pa konsensus”, Boçi: Duhet një qeveri teknike që të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme
Partia Demokratike ka vendosur të mos ulet në tryezën e bisedimeve me PS për dy reformat kryesore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhje; Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore. Por ky vendim nuk është përfundimtar shpjegon bashkëkryetari demokrat i Komisionit për Reformën Territoriale Luçiano Boçi. Ajo që pret PD është vullneti i mazhorancës për konsensus real për këto reforma, që deri më tani sipas PD mungon. “Vazhdojnë me arrogancën, vazhdojnë që ne mund të vazhdojmë vetëm, nuk mundet ta modifikosh tani komisionin, komisioni ka një vendim. Pretendojnë të prishin një vendim që ta bëjnë në favorin e tyre me shumicën e votave. Le të vazhdojnë, në të dy komisionet. Ndërkohë që kërkesa e BE është që është një reformë që duhet bërë me konsensus politik....
Burimi:
vizionplus.tv