“S’ka më paqe mes politikës dhe SPAK”, Poli Hoxha: Kush u del kundër, përplaset me SHBA dhe BE!
Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në një emision televiziv ka komentuar përplasjen mes klasës politike dhe SPAK, duke e cilësuar situatën si fazë finale të konfliktit. Sipas Hoxhës, nuk ka më hapësirë për bashkëjetesë mes politikës dhe institucioneve të drejtësisë së re, duke theksuar se SPAK dhe GJKKO u krijuan ekskluzivisht për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, që sipas tij lidhet me drejtues të lartë shtetërorë. Ai u shpreh se pas një periudhe rreth 10-vjeçare bashkëjetese, situata ka hyrë në një test final, duke përmendur kryeministrin Edi Rama si figurë qendrore në këtë përballje. Sipas gazetarit, gjatë kësaj pranvere mund të ketë një përplasje finale mes palëve. Hoxha deklaroi se, sipas analizës së tij, nëse do të ketë tentativa...
Burimi:
sot.com.al