Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para Kryeministrisë
Qytetarët janë mbledhur për të tetën ditë radhazi në protestën kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Me thirrjet “dorëheqje”, “Rama në burg, Berisha në Burg”, ata marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Protestuesit kanë shpalosur një sërë ankesash, nga emigrimi, te gjendja e arsimit, shëndetësisë, deri tek çështja e pronave. Një tjetër simbolikë e përdorur nga protestuesit ishte një gomone të cilën e sollën para kryeministrisë, ndonëse prej 26 vitesh shqiptarët nuk largohen më me gomone.
Burimi:
javanews.al