Si po i djeg PS afatet për të shpëtuar Belinda Ballukun nga prangat
Mazhoranca socialiste po e çon me vetëdije drejt djegies kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres të pandehur Belinda Balluku, duke shfrytëzuar vonesën e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Skema e zvarritjes duket se po çon në konsumimin e afateve ligjore, me synimin që kërkesa të bjerë automatikisht. Shpresat janë tek neni 118, pika 5 e rregullores së Kuvendit, që përcakton se nëse Kuvendi nuk merr vendim brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës së prokurorisë për autorizimin e arrestimit të një deputeti, kërkesa konsiderohet e rrëzuar. Me këtë skenar, Partia Socialiste ia kursen vetes votën kundër autorizimit që kërkon SPAK, por edhe shpëton të pandehurën Belinda Balluku nga arrestimi. Për Ballukun, kjo do të thotë një datë konkrete: 16 mars. Që nga 16 dhjetori, kur SPAK depozitoi kërkesën, Kuvendi nuk ka ndërmarrë...
Burimi:
syri.net