“Si po e garantoni përfshirjen e PD?” Mcallister çon tek Marta Kos shqetësimet e Tabakut

“Si po e garantoni përfshirjen e PD?” Mcallister çon tek Marta Kos shqetësimet e Tabakut

Kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister përcolli te komisionerja për zgjerim Marta Kos shqetësimet e deputetes demokrate Jorida Tabaku bashkëkryetare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian. Zonja Tabaku është ankuar se opozita shqiptare, shoqëria civile dhe publiku i gjerë janë në masë të madhe të përjashtuar nga informacioni në lidhje me perspektivën e anëtarësimit të vendit në BE. Mcallister i shtron dy pyetje pyetje për komisioneren Kos: “1. Cili është vlerësimi i Komisionit Evropian mbi bashkëpunimin aktual midis qeverisë dhe opozitës parlamentare në Shqipëri? 2. Si mund të garantojë Komisioni Evropian që opozita shqiptare të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtat e saj themelore dhe të shërbejë si institucion kontrollues?” Opozita është e shqetësuar se Këshilli i Ministrave i Shqipërisë...