“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e saj lidhur me protestat në Shqipëri. “Ne nuk e shohim të rrezikuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe prova është edhe dita e sotme, pasi kemi mbyllur tre kapituj. Lidhur me projektin specifik, mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të BE-së. Këto janë kritere shumë të rëndësishme. Aktualisht ka ende një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këto kritere. Edhe përpara se të nisnin këto protesta, ne kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti të shfuqizoheshin amendamentet e ligjit të vitit 2024 dhe ligji për investimet strategjike. Do t’i inkurajoja që ta bënin këtë...